Home Politike Avokati i Popullit thellon përçarjen mes demokratëve? Pampuri kundër kërkesës së…

Avokati i Popullit thellon përçarjen mes demokratëve? Pampuri kundër kërkesës së…

Zgjedhja e Avokatit të Ri të popullit ka ngelur pezull në Kuvendin e Shqipërisë, pas mos-dakordësisë së palëve për zgjedhjen e Ledio Brahos, dhjetorin e vitit të kaluar. Sakaq, disa mos-dakordësi të tjera janë duke u shfaqur, këtë herë jo mes PS-së dhe PD-së, por demokratëve në vetvete.

Gazment Bardhi, ish-kreu i Grupit Parlamentar të PD-së i ka kërkuar Kryetares së Parlamentit Lindita Nikollës rinisjen e procedurave për avokatin e Ri të Popullit. Një proces transparent dhe kandidaturë dinjitoze është propozuar prej tij.

Bardhi: Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike shpreh gatishmërinë për t’u përfshirë në një proces parlamentar dialogu midis grupeve parlamentare të PS dhe PD, me lehtësimin e Kryetares së Kuvendit, duke propozuar dhe përcaktuar bashkërisht një procedurë transparente që mundëson gjetjen e konsensusit. Ne propozojmë ndërtimin e një procesi transparent dhe demokratik për përzgjedhjen e një kandidature dinjitoze për funksionin kushtetues të Avokatit të Popullit.

Në anën tjetër, pak minuta më parë, nënkryetarja e PD-së, Oriola Pampuri nënvizon se asnjë kërkesë nuk është bërë prej PD-së mbi këtë çështje. Pampuri shkruan në një postim në Facebook, se “pazare politike nën petkun e negociatave nuk është qasje dhe as vullnet i PDSH” dhe njësoj si Bardhi thekson rëndësinë që duhet të ketë përfaqësuesi i këtij institucioni.

Oriola Pampuri: Sqarim publik!

Mediat kane shperndare sot nje njoftim sipas te cilit pretendohet se Partia Demokratike, i paska kerkuar Lindita Nikollit dhe Bledar Cucit, te negocioje per zgjedhjen e Avokatit te Popullit.

Sqarojme opinionin publik, se Partia Demokratike dhe perfaqesuesit e saj ligjore ne institucionin e Kuvendit, nuk kane shprehur asnje qendrim e as kane autorizuar ndokend qe jashte vullnetit politik te saj te neperkembe qendrimin dhe vullnetin politik te PDSH, e bashke me te edhe te kompromentoje legjitimitetin e zgjedhjes se nje institucioni te pavarurur kushtetues sic eshte Avokati i Popullit.

Asnje perpjekje apo shfaqje vullneti per tu futur ne pazare politike nen petkun e negociatave nuk eshte qasje dhe as vullnet i PDSH, por është thjesht dhe vetëm një pazar për interesa personale.

Zgjedhja e drejtuesit të një institucioni të pavarur kushtetues sic është edhe avokati i Popullit, nuk ka nevojë për pazare individuale, por për proces të hapur e transparent, për një konsensus te gjerë jo vetem politik por edhe qytetar rreth personit që mund të përfaqesoje dhe mbrojë më mirë interesat tyre

PDSH denoncon e refuzon cdo pazar te maskuar si negociate. Kompromisi për avokatin e popullit duhet të behet rreth figures, personatitetit dhe integritetit që mban kandidati i propozuar dhe jo pazareve te individeve te ndryshëm për qellime dhe interesa qe nuk lidhen ne demokratet dhe PDSH.

15 kandidatë janë miratuar duke plotësuar kriteret kushtetuese nga Komisioni i Ligjeve, por asnjë prej tyre nuk ka marrë firmat e 28 ligjvënësve.

Mazhorancës do t’i mjaftonin vetëm votat PD-së për të zgjedhur Avokatin e ri të Popullit me shumicë të cilësuar 84 vota.

Erinda Ballanca vijon të mbajë jashtë mandatit detyrën e Avokatit të Popullit.

Previous articleAmnistia në burgje, mbi 600 përfitues, ja kategoritë që do të lënë qelitë
Next articleTikTok gjobitet me 345 milionë euro nga BE! Zbuloi të dhënat personale të të miturve!