Home Politike Avokati i Belerit: Sulm politik dhe e montuar

Avokati i Belerit: Sulm politik dhe e montuar

Avokati i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës ka dhënë një deklaratë për mediat pasi gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg “ për Bejlerin.

Avokati tha se brenda 10 ditëve do të behet vlerësimi i masës së sigurisë në SPAK si dhe e cilësoi arrestimin politk duke u shprehur se nuk u provuan akuzat.

‘E vlerësuan arrestin në flagrancë si të ligjshme! Brenda 10 ditësh do të behet vlefshmëria në SPAK. Për 10 ditë vlerësimi i masës së sigurisë në SPAK. Është sulm politik dhe e montuar. Nuk u provua në asnjë moment as ekzistenca e listave, ishte duke dalë jashtë lokalit. Nuk iu gjet asgjë në flagrancë. Absolutisht se cenon përkundrazi e ka forcuar më shumë.’- tha avokati.

Kujtojmë se Beleri u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Vlorës për korrupsion aktiv në zgjedhje. Arrestimi i tij erdhi 48 orë para mbajtjes së zgjedhjeve vendore të 14 Majit.

Previous articleAbuzoi seksualisht me një 24 vjeçare, policia arreston një shtetas banues në plazh
Next articleDerbi i titullit, interes i lartë për Tirana-Partizani! Dëmtimet dhe historiku favorizon të kuqtë