Home Bota Autoritetet kineze kapin 66 krokodilë që rrezikuan qytetin

Autoritetet kineze kapin 66 krokodilë që rrezikuan qytetin

Dhjetëra krokodilë që kishin ikur nga ferma e përmbytur në jug të Kinës janë kapur nga autoritetet.

66 krokodilë janë kapur ndërkaq 5 të tjerë janë duke u kërkuar. Tajfuni “Haikui” ka goditur provincën Guangdong gjatë fundjavës dhe përmbytjet kanë dëmtuar rrethojat e fermës së krokodilëve.

Zyrtarët kanë thënë se 69 krokodilë të rritur dhe gjashtë të rinj kishin ikur nga ferma.

Banorët e zonës përreth janë këshilluar që të qëndrojnë në shtëpi shkaku i rrezikut nga krokodilët.

Operacioni i kërkimit ka vazhduar edhe të shtunën dhe autoritet lokale u kanë bërë thirrje banorëve që të mos u afrohen ujërave në qytet për shkak se ende nuk dihet vendndodhja e krokodilëve.

Autoritetet kanë thënë se operacioni është i vështirë për shkak të thellësisë në të cilën janë duke qëndruar krokodilët në provincën Guangdong.

Previous articlePesë të vdekur në aksidente ditën e shtunë, Policia jep detaje
Next article“Në Shqipëri vetëm 85% e pronave janë të regjistruara me dosje të plotë”/ Analiza: Prapaskenat e “bllokimit” të kadastrës