Home Kosova Austria rikonfirmon përkrahjen për Kosovën

Austria rikonfirmon përkrahjen për Kosovën

austriaNë takimin ndërmjet ministres për Integrim Evropian, Vlora Çitaku dhe drejtorin politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë, Jan Kickert të shoqëruar nga ambasadori i Austrisë në Kosovë, Johann Brieger u rikonfirmua përkrahja e Austrisë për avancimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.
Në komunikatën për media thuhet se temë e këtij takimi ishte perspektiva Evropiane e Kosovës, procesi nëpër të cilin po kalon Kosova dhe zhvillimet e fundit me Kosovën drejt avancimit me agjendën evropiane, me theks të veçantë votimi i rezolutës në Parlamentin Evropian në mbështetje të negociatave për MSA-në dhe përmirësimi i marrëdhënieve fqinjësore të Kosovë me Serbinë.

Çitaku tha se Austria dhe Kosova gëzojnë raporte të shkëlqyera të bashkëpunimit dhe gjatë këtij takimi u diskutua për mënyra të reja se si Qeveria e Austrisë do mund të mund të kontribuoj në Kosovë rreth procesit të integrimit Evropian, por edhe të zhvillimit ekonomik të vendit.

Gjithashtu, ministrja njoftoi delegacionin austriak rreth zhvillimeve të fundit në fushën e integrimit evropian, prioritetet e agjendës evropiane dhe bashkëpunimin me të gjitha mekanizmat dhe ambasadat e vendeve të BE-së në Kosovë.

Me këtë rast, Kickert tha se “Austria ka për qëllim të ndihmoj Kosovën drejt ndërtimit të kapaciteteve institucionale dhe krijimit të një administrate të avancuar në harmoni me kriteret e BE-së. Gjithashtu, Austria do të vazhdoj ndihmën e saj zhvillimore për Kosovën më qëllim të mbështetjes së zhvillimit të gjithëmbarshëm të Kosovës”.

Previous articleYilmaz: Kosova duhet të jetë e barabartë me çdo shtet në Ballkan
Next articleOKB: Nga sulmet amerikane u vranë qindra fëmijë në Afganistan