Rreth dy milionë njerëz që nuk janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19 janë vendosur në izolim në Austri pasi vendi po përballet me një rritje të rasteve.
“Nuk pretendojmë që ky hap është i lehtë, por fatkeqësisht është i nevojshëm”, tha kancelari Alexander Schallenberg.
Personat e pavaksinuar do të lejohen të dalin nga shtëpia vetëm për arsye të kufizuara, si puna ose blerja e ushqimit.
Rreth 65% e popullsisë së Austrisë është plotësisht e vaksinuar – një nga normat më të ulëta në Evropën Perëndimore.
Ndërkohë, shkalla e infeksionit javor është më shumë se 800 raste për 100,000 njerëz, që është një nga më të lartat në rajon. Në përgjithësi, Evropa është bërë sërish zona e prekur më rëndë nga pandemia dhe disa vende po vendosin kufizime dhe paralajmërojnë rritje të rasteve.
Sidoqoftë, Mbretëria e Bashkuar, e cila ka një nga nivelet më të larta të infeksionit Covid, ende nuk ka rifutur kufizime, pavarësisht nga drejtuesit e shëndetësisë që bëjnë thirrje për rregulla si mbajtja e maskës në hapësirat e mbyllura.
Masat e prezantuara në Austri të hënën, të cilat vijnë mes presionit në rritje ndaj spitaleve të vendit, fillimisht do të zgjasin për 10 ditë.|Bulevard News|
*Ky artikull mund të ripublikohet vetëm përmes citimit të autorsisë