Qeveria australiane ka njoftuar blerjen e më shumë se 200 raketave të lundrimit Tomahawk nga Shtetet e Bashkuara, për të cilat do të ndajë rreth 830 milionë dollarë.
Me këtë vendim, Australia do të bëhet një nga tre vendet, përveç SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, të cilat në arsenalin e tyre do të kenë raketa me rreze veprimi prej 1500 kilometrash, transmeton Reuters.
Sipas ministrit australian të Mbrojtjes Richard Marles, raketat me rreze të gjatë dhe armët e tjera të drejtuara janë kritike në një epokë të re të trazirave gjeopolitike dhe rrezikut.