Home Aktualitet Audio-përgjimet e 21 Janarit/ “Kalojnë çdo normë etike”, kush po e kërcënon...

Audio-përgjimet e 21 Janarit/ “Kalojnë çdo normë etike”, kush po e kërcënon Artan Hoxhën?

Artan Hoxha thotë në “Shqip” nga Rudina Xhunga se tani pas publikimit të audio-përgjimit për 21 Janarin ka marrë shumë kërcënime.

“Diskutimi im me bashkëshorten time këto ditë ishte për shkak të kërcënimeve që i kanë ardhur dhe e kalojnë çdo normë etike. Unë jam i mësuar dhe jam i pandjeshëm, por bashkëshortja më tha ta kallëzoj këtë çështje në prokurori. Por unë i thash se unë në prokurori nuk po zgjidh dot këtë çështje që është me kaq rëndësi, jo më të zgjidh diçka timen personale dhe ndërkohë që ka edhe ngjarje të tjera. Kjo u bë për shkak se hyri në ciklonin e politikës. Unë kam ndjekur shumë koleg në media dhe mendoj se në punën tonë mbrojtja numër një është profesionalizmi dhe sa korrekt jemi ne me punën që bëjmë. Kjo është gjëja e parë që të mbron. Këto ditë ajo që më shqetëson më shumë nuk është kërcënimi, pasi ndonjëherë kjo më bën përshtypje kur nuk më shkruan njeri, më është kthyer në lakmus. Më bezdis dhe më mërzit pjesa që njerëz që i njoh shumë mirë më thonë që të bëj kujdes, ose më thonë mos dil natën, mos dil vetëm, bëj kujdes se çfarë pi, kujdes se ku ulesh. Unë mundohem të mos i marr seriozisht këto gjëra. Por kur t’i thonë disa veta atëherë kjo nis të të bëj përshtypje. Nënvlerësimi që i bëj kohës është kjo që politika të bëj punën e tij.”, tha Hoxha.

Previous articleKoreja e Veriut ‘pushtohet’ nga sëmundja misterioze e frymëmarrjes, merret urgjent vendimi drastik
Next articleHoroskopi për ditën e sotme, 26 janar 2023