Home Politike “Atyre ua kanë dhuruar karrigen politike”, shpërthen Ibsen Elezi dhe nuk lë...

“Atyre ua kanë dhuruar karrigen politike”, shpërthen Ibsen Elezi dhe nuk lë gjë pa thënë për Grida Dumën dhe Ervin Salianjin

Demokrati Ibsen Elezi mendon se asnjë rregull nuk e përjashton Sali Berishën nga gara për kryetar të PD.

I ftuar në emisionin ‘Java në Dritare’, Elezi i cili do të përballet të dielën në garën me Sali Berishën tha se ata që kërkojnë largimin e Berishës, janë pikwrisht ata që sipas tij ish-kryeministri i dhuroi karrierën politike.

“T’i mohosh garën zotit Berisha ti në vetvete ke bërë një gabim parimor, sepse nuk mund të përjashtosh askënd nga gara. Grida Duma dhe i gjithë stafi krah Lulzim Bashës mua më ka mohuar dy gara. Me çfarë të drejte? Sepse nëse të mohoj garën, atëherë zgjidhem vetëm unë.

Gabimi i dytë është që ata thonë që Berisha duhet të ikë sepse se mund dot. Demokracia është të futesh në garë dhe ta mundësh. Nuk ka asnjë rregull që Berisha të përjashtohet nga gara. Por ata nuk i dinë rregullat sepse ia kanë dhuruar karrierën politike. Grida Duma e Ervin Salianjit ia kanë dhuruar karrierën politike, nuk e kanë ndërtuar me shpatullat e veta dhe këtë rrugë njohin”, u shpreh Elezi.