Barcelona ka bërë një përforcim të madh, pasi ka rënë dakord për një marrëveshje me Atletico Madrid për huazimin e sulmuesit portugez 23-vjeçar Joao Felix.
Katalanasit vunë vëmendjen te ylli i ‘bardhekuq’, bënë lëvizjen e tyre dhe arritën të mbyllnin një marrëveshje, duke forcuar skuadrën e tyre përpara sezonit të ardhshëm.
Barcelona ruan të drejtën për të blerë të drejtat e tij verën e ardhshme, me ‘blaugranët’ gjithashtu duke marrë garancitë e nevojshme nga La Liga për të vazhduar me marrëveshjen.