Home Bota Athina në kaos, sektori i transportit publik në grevë 24 orëshe

Athina në kaos, sektori i transportit publik në grevë 24 orëshe

largea_greve1358515781Nëpunësit e hekurudhave dhe të metrove me grevën e tyre 24 orëshe kanë sjellë një kaos të vërtetë në rrugët e Athinës. Ata kanë protestuar kundër shkurtimit të vendeve të punës.
Greva e transportit ka shkaktuar rradhë të pafundme trafiku duke detyruar shumë grekë që të marrin taksi, apo dhe të shkojnë në këmbë në vendet e tyre të punës. Shërbimi i autobusëve ishte i vetmi që funksiononte.
Banorët e zemëruar kanë thënë se punëtorët e transportit duhet të marrin parasysh dhe pasojat kur organizojnë grevat e tyre të njëpasnjëshme.
“Ne i kuptojmë problemet e tyre por dhe ata duhet të na kuptojnë ne. Nuk kemi para për të marrë taksi dhe nuk mund të shkojmë kudo në këmbë” F
Por ka dhe nga ata që mendojnë se punëtorët e sektorit të transportit nuk kanë pasur zgjedhje tjetër.
“Ata kanë kërkesat e tyre dhe për këtë arsye ne rrimë urtë dhe gjejmë mënyra të tjera për të lëvizur. Duhet të mësohemi me idenë se na ka mbetur vetëm autobusi.
Grevat dhe protestat kanë qenë të shumta në kryeqytetin grek që nga muaji shtator për shkak të programit të reformave të qeverisë, që ka çuar në reduktimin e pagave, pensioneve, shpërblimeve si dhe në shkurtimin e vendeve të punës.

Previous articlePD kërkon urgjentisht listat e të punësuarve në institucione publike
Next articleKryeministri i Tunizisë: Njohja e pavarësisë së Kosovës, çështje e kryer