Home Aktualitet Atentati në Tiranë/ Përfundon takimi 80 minuta i krerëve të Policisë së...

Atentati në Tiranë/ Përfundon takimi 80 minuta i krerëve të Policisë së Tiranës me prokurorët

Një person i afërt me familjen Reçi dyshohet se është personi që ka kryer atentatin me tritol ku mbeti i plagosur rëndë Preng Gjini. Të paktën kështu ka dalë nga takimi që është zhvilluar paraditen e sotme në mes prokurorëve në Prokurorinë e Tiranës dhe krerëve të Policisë së Tiranës.

Në takimin 80 minutësh mes dy palëve, është diskutuar për zbardhjen e atentatit të rëndë në mes të Tiranës, në vendin e quajtur ura e Selitës. Sipas tyre, kamerat e sigurisë në zonë kanë fiksuar një makinë e cila ka lëvizur disa herë në zonë para se të ndodhte atentati. Nga hetimet, dyshohet se personi që lëvizte me këtë makinë është i afërm i familjes Reçi, familje me të cilën Preng Gjini është në hasmëri.Ai është fiksuar dhe dyke ecur në këmbë, me kapele dhe rroba të errëta.
SOURCEBulevard News
Previous articleKërcënuan se do të bojkotonin Kuvendin, zbardhet drafti i opozitës parlamentare për Kodin Zgjedhor
Next articleJa çfarë thotë studimi i fundit: Bëni seks dhe jetoni gjatë