Personi që shihni në foto është Amar (Dritan) Shkëmbi, 39-vjeçari i arrestuar sot në Abu Dhabi për llogari të autoriteteve shqiptare.
Sipas policisë shqiptare, ai akuzohet për pjesëmarrjen në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019, ku mbeti i vrarë Andi Maloku, shoferi i prokurorit.
Pas arrestimit nga autoritetet arabe, pritet që Dritan Shkëmbi të ekstradohet drejt Shqipërisë ku do të përballet me drejtësinë.
Në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar më herët Redjan Rraja me 5 nëntor 2019 dhe Arjol Halilaj me 5 maj 2020. Ndërkohë më 20 Janar të këtij viti u arrestuan Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku, Marsel Deçka, Endrit Sinani, Julian Pjetri dhe Bashkim Haxhija.
Pas arrestimit të Shkëmbit, tashmë në kërkim për ngjarjen janë tre persona, Plarent Dervishaj, Julian Mecaj dhe Ramazan Rraja. Dyshohet se edhe Plarent Dervishaj ndodhet në Dubai.