Home Aktualitet Atentati mafioz në Elbasan që tronditi opinionin publik/ Artan Hoxha zbardh mesazhin...

Atentati mafioz në Elbasan që tronditi opinionin publik/ Artan Hoxha zbardh mesazhin shokues: Nuk do të ketë mëshirë

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e sotme Elbasanin dhe mbarë opinionin publik, ku mbeti i ekzekutuar me disa plumba 50-vjeçari, Bujar Çela.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka nxjerrë detaje të reja dhe ka komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan, ku 50-vjeçari Bujar Çela, u vra me breshëri plumbash.

I ftuar në studion e Abc news, gazetari Hoxha tha se ajo çfarë ka ndodhur sot në Elbasan, është një mesazh I qartë se nuk do të ketë mëshirë. Nuk do të kursehen as personat e pafajshëm.

“Vrasja e vëllait të Talo Çelës, mnënyra si u vra dhe çfarë përfaqësonte ai, apo edhe vendi ku u vra nuk ëhstë një situatë normale. Në këtë zonë nuk shtrihet hakmarrja.

Kjo ngjarje ka treguar se nuk do të ketë mëshirë. Nuk do goditen vetëm kundërshtarët, por çdo njeri i tyre.

Kundërshtarët nuk do falin as të pafajshmit”-tha ndër të tjera Artan Hoxha.

Previous articleI tradhtoi celulari “BlackBerry”, dalin detajet e reja si u zbulua nga Italia karteli i parë shqiptar i kokainës dhe u shkatërrua me ndihmën e Europol
Next articleKur as viagra nuk funksionon: Zbulohet kura për impotencën