Home Aktualitet Atentati i Preng Gjinit/ Drejtuesit e Policisë mbledhje urgjente në Prokurorinë e...

Atentati i Preng Gjinit/ Drejtuesit e Policisë mbledhje urgjente në Prokurorinë e Tiranës, çfarë pritet

Drejtuesit e Policisë kanë mbledhje në 11:00 në Prokurorinë e Tiranës. Në fokus të takimit është atentati i bërë në zemër të Tiranë ndaj Preng Gjinit.  Preng Gjini është larguar drejt Turqisë për t’iu nënshtruar një operacioni në sy për shkak se rrezikon të humbas shikimin.

Gjini mbeti i plagosur në një atentat me tritol në makinë e tij gjatë kohës që ishte në lëvizje në urën e Selitës në Tiranë. Për shkak të shpërthimit ai rrezikonte humbje të shikimit, dhe për këtë ai është dërguar për kurim drejt Turqisë.
50-vjeçarit Preng Gjinit iu bë atentat urën e Selitës, ku makinës me të cilën udhëtonte i ishte vendosur një sasi tritoli 400 gram C4 në pjesën e përparme të makinës dhe shpërthimi është kontrolluar nga një telekomandë në distancë ndërsa ai ishte duke udhëtuar.

Atentati mendohet se lidhet me sagën e hakmarrjeve mes dy fiseve Gjini dhe Reçi në Rrëshen, por në deklaratën e bërë nga vetë Gjini dhe dhe vëllezërve Reçi, e mohojnë pistën ne hakmarrjes.

SOURCEBulevard News
Previous article“As në ëndrrat më të bukura nuk e kisha imagjinuar”, Mark Frroku i propozon për martesë Rudina Dembacaj
Next articleVazhdon të rritet bilanci i viktimave nga Covid-19 në Indi, Brazil dhe Meksikë