NGA KALOSH ҪELIKU
Atdheu, Sot është në rrezik! Shtet, e bënë Rilindasët shqiptar me pasuri dhe Libra. Sot, e rrezikojnë politikanët shqiptar me kriminalitet dhe korrupsion. Pasuri personale, familajre, partiake dhe klanore.
Përderisa, Dje armiku na luftonte me përndjekje, burg dhe vrasje. Shkolla shqipe. Libra shqip. Lektura shkollore. Skënderbeun… “Armik” të shtetit “përbashkët” Jugosllav, si: “ballistë”, “irredentistë”,”terroristë”… Sot, na dënon me armikun e brendshëm, “shqiptarin e ndershëm” partiak të arratisur nëpër institucionet e shtetit të “pëbashkët”. Na i jep të gjitha të drejtat kombëtare: gjuhë shqipe, shkolla shqipe, arsim, kulturë, Liri…
Po, na i ringjalli “shqiptarët e ndershëm” të sistemit komunist te Pragu i Shtëpisë. Që, sot vendosin për arsimin, kulturën, letërsinë shqiptare. Themelet e një shoqërie, Shteti… Vërtetë, na e dha: “Fitoren”, Rebublikën e Kosovës, “Lirinë”… Dhe, pasurinë… Po, jo edhe trurin…
Atdheu Sot, nuk është në rrezik nga: serbët, turqit, bullgarët, por nga vetë shqiptarët?!…