Home Editorial Ata që e duan PD për drejtora dhe ata që e duan...

Ata që e duan PD për drejtora dhe ata që e duan për opozitë!

turiNga Artur LLana / Partia Demokratike në Durrës ka qenë gjatë javës së kaluar në fokus të të gjithë akumulimëve që ajo ka bërë që nga ikja nga pushteti. Në fakt nuk është normale për një parti që një vit në opozitë ende merret me vetveten e saj dhe jo me qeverisjen dhe për këtë nuk është se nuk ka arsye. PD nuk merret dot me kundërshtarin në rend jo se ajo nuk ka njerëz për të deklaruar gjëra që nuk shkojnë as edhe që I mungon informacioni. Thjeshtë ajo ndihet e pafuqishme pasi ata njerëz që ka pasur në polici vazhdojnë të jenë akoma. Këtu përjashto vetëm drejtorët apo shefat. Frika se duke denoncuar policinë i del ndonjë emër që ende nuk është hequr, ndonjë inspektor lagje që edhe kur e takon i vjen era hashash nga ndenja gjatë me përdopruesit e drogës e ka stepur dhe e bën që të rrijë larg policisë për ta denoncuar. Madje edhe një krim barbarë që ka ndodhur para jave në Durrës nuk ka asnjë dekleratë nga kjo parti për paaftësinë e policisë për të gjetur viktimat. Kam frikë se edhe këtu i del një emër për punë pronash dhe që e kanë njeriun e tyre.
PD nuk merret dot me shëndetësinë, pasi para spitalit janë gjashtë farmaci, 30 metra larg, rasti më unikal në botë që tregtojnë dhe marrin ilaçe me receta që lëshohen nga mjekët lartë. Nuk ka asnjë ndryshim. Madje ka një strategji më të stërholluar që duhet të presesh mjekun sa të mendohet se ku duhet ti marrësh ilaçet. PD nuk është se i mungojnë informacionet për shëndetësinë, as specialistët. Thjeshtë po ta gërmojnë këtë do ti dalë ndonjë njeri i veti dhe më mirë të vuajnë njerëzit atje, më mirë të mos kenë ata përkrahje dhe më mirë opozita të heshtë.
PD nuk merret dot me problemet e arsimit jo se nuk e di se çfarë po ndodh. Po ndodh ajo që ka gatuar vetë, me drejtorët e saj që janë kthyer edhe në tregtarë librash. Po nuk guxon ama pasi nuk mund të akuzojë drejtoreshën e arsimit se ajo ka në krah të djathtë Nesti Shuken, ish drejtuesin demokrat të seksionëve,. Ajo ka në krah inspektore Ledia Ramën, njeriun që do të bëjë opozitën në PD, e mbi të gjitha ajo ka në krah mbi dhjetra drejtorë që kanë masakruar nxënësit dhe mësuesit duke i nxjerrë mitingjeve, duke abuzuar me fëmijët nëpër sheshe dhe me tekste. Nuk e bën dot opozitën pasi janë ata që e përfaqësojnë në pushtet dhe kjo është mjeshtria që përdor PS-ja. I ka aty të gjithë, ata që dilnin dhe bënin kuçedrën, ata që thonin se harta e Shqipërisë është harta e Sali Berishës, ata që thonin se nuk dua burrë po duan të jemë në komision të PD. E ka lidhur gojën si ai i vdekuri që edhe sikur të nxjerrë sekrecione nuk ngjallet më thjeshtë qelb dhe ata që e qajnë.
PD nuk mund të bëjë dot opozitë as me sigurimet shoqërore pasi drejtoresha që është në qendër është po ajo që ka zgjedhur koalicioni i saj. Madje ka shumë për të thënë për Durrësin, pasi nuk ka më njerëz sporteleve, nuk ka më pleq që ulërijnë si në vitin e fundit të qeverisjes së saj.Po në Durrës ama!
Nuk bën dot opozitë me askënd, se gjithandej ka njerëzit e saj deri në bashki edhe pse drejtohet nga Vangjush Dako.Dhe do fati i madh që të nxjerrë ndonjë shatërvan që ata që kanë marrë leje ndërtimi në 12 të natës si drejtues të KRT të bëjnë opozitë, po jo për PD, thjeshtë për vete, thjeshtë për të treguar se janë aty se opozita e tyre është pazari dhe mjafton kaq, mjafton se kush ja afron.
Ka ditë që PD-ja në Durrës është përfshirë në një garë brenda saj për të zgjedhur drejtuesit. Ka ditë që ajo po tregon se ata që kanë përfaqësuar atë kanë qenë thjeshtë drejtora dhe jo partiakë. Në fakt duhet të ishte e kundërta. Partinë e drejtojnë partiakët, ndërsa drejtoritë njerëzit e aftë dhe specialistw. E ndodhur në një situatë të tillë, PD-ja po përjeton krizën e asaj që ka ngritur vetë, ose më saktë krizën e vetvetes. Ajo më shumë se kurrë i ngjan shatërvanit të Durrësit, ta heqim apo ta lemë. Cfardo që të ndodhë ajo është e humbur. Është e humbur jo si shatërvani që edhe po ngeli nuk do nxjerrë kurrë ujë dhe ata që janë të rinj nuk kanë ndërmend të bëjnë foto aty, po është e humbur se ajo nuk po zgjidh dot dilemën në është parti opozite për të marrë pushtetin apo është parti drejtorësh që duan të mbajnë peng opozitën. Sa ta zgjidhë këtë me një shatërvan zor se do të ketë këllqe të ringhrihet për pushtet.