Home Politike Astrit Patozi: LZHK, Nisma Thurje dhe BD koalicion për 14 majin, bëhemi...

Astrit Patozi: LZHK, Nisma Thurje dhe BD koalicion për 14 majin, bëhemi gati edhe për zgjedhjet parlamentare! PD të ndahet

Për aq kohë sa Partia Demokratike vijon të jetë e përçarë, partitë e vogla opozitare kanë nisur bisedimet për realizuar një marrëveshje parazgjedhore për 14 majin. Deri më tani diskutimet janë mes LZHK-së së Dashamirit Shehit, me Nisma Thurrjen dhe të Bindjes Demokratike të Astrit Patozi. Në një intervistë për Report Tv , Patozi nga ‘Bindja’ tha se ata synojnë Këshillat Bashkiak, mirëpo nëse poli opozitarë do të jetë edhe më i madh, pritshmëritë për rezultate do të jenë edhe më të larta. Ai tha se kjo është një parapërgatitje për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që i konsideron më të rëndësishme.

“Disa forca politike që kanë ngjashmëri mund të bashkojnë forcat e tyre dhe të kandidojnë me një listë të përbashkët duke pasur synim këshillat bashkiak, dhe duke mos gjetur dakordësi me palëve të PD të kenë edhe synim maxhoritarin. Të rigrupohen që të japin një ofertë tjetër ndryshe nga Foltorja apo pala tjetër kundërshtare, dhe më shumë se në këto zgjedhje do jetë më e rëndësishme. Jemi në diskutime që ky koalicion të jenë gati sa më shpejt. Ne gjejmë pika të përbashkëta me LZHK dhe ‘Nismën Thurrje’ dhe ne mund të konkurrojmë dhe të gjejmë një rezultat të rëndësishëm duke i hapur rrugën një poli tjetër opozitar që nuk besojnë të qeveria dhe as opozita. Nëse do arrijmë një marrëveshje, pritshmëritë tona do të rriten dhe me siguri dhe rezultati do jetë domethënës. Brenda këtyre zgjedhjeve të riorganizohemi dhe disa forca me vlera të përbashkëta mund të bashkëpunojnë që të maksimalizojnë rezultatin që mund të arrijnë në mënyrë që t’i japim shqiptarëve që nuk janë dakod me qeverinë, por që nga ana tjetër nuk shkojnë në të njëjtën valë me Foltoren apo PD, që të kenë një adresë tjetër që të përfaqësohen denjësisht në këto zgjedhje dhe pas tyre në zgjedhjet parlamentare që janë më të rëndësishme…

Të ndaheshin në mënyrë të qytetëruar, për fat të keq kjo këshillë modeste nuk u mor parasysh dhe PD po shtyn agoninë e vetes së saj dhe duke dëmtuar përtej vetes, por edhe të gjithë opozitën. Të dy copat e PD, po ndjekin një linjë të gabuar, linja e duhur do të ishte që ata duke reflektuar për faktin që interesat e tyre nuk përputhen duhet të ndahen në mënyrë qytetare, ata duken se nuk e dëshirojnë dhe po ia hedhin njëri tjetrin barrën e përgjegjësie dhe të përfitojnë nga njëri tjetrit. Unë mendoj që janë futur në një kurs të gabuar, nuk dua të them kush ka më shumë të drejtë…

Nuk ka asnjë shans që Berisha të përsërisë veten, e ka të vështirë që të bashkojë PD e pastaj dhe bashkojë vektorët opozitar, është një mision i pamundur. (…)Partia e Lirisë më duket shumë e dobët, është e dënuar që të vazhdojë rrugëtimin me foltoren se kanë hallet dhe interesat e përbashkëta, nuk mendoj që mund të jetë faktor.”, Tha Patozi

Previous articleFOTO/ Christina dhe Jessica, yjet e TLC’s Extreme Sisters, kanë pranuar se u pëlqen të shkojnë në pyll dhe të flasin për problemet e tyre – krejtësisht të zhveshura duke mbajtur duart.
Next articleLulashi pret një telefonatë të dashur deputetë