Home Sport Asllani luan 90 minuta, Inter mposhtet nga Bayern, fitojnë dhe Liverpuli e...

Asllani luan 90 minuta, Inter mposhtet nga Bayern, fitojnë dhe Liverpuli e Barcelona

Kristjan Asllani debutoi si titullar në Champions League, në ndeshjen që Interi humbi 2-0 në transfertë ndaj Bayern Munchen.

Mesfushori shqiptar luajti 90 minuta të plota në “Allianz Arena”, në një ndeshje pa shumë histori, që u zgjidh nga golat e Pavard (32’) dhe Choupo-Moting (72’).

Kështu, bavarezët e mbyllin grupin në vendin e parë, me pikë të plota, ndërsa Interi në vendin e dytë, me 10 pikë.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Barcelona fitoi 4-2 ndaj Viktoria Plzen.

Tottenham fiton 1-2 ndaj Marseille duke siguruar një vend në fazën me eliminim direkt. Po në grupin D Sporting u mposht 1-2 nga Frankfurt. Gjermanët si të parët sigurojnë kualfikimin ndërsa Marseille në Europa League, ndërsa Sporting e mbyll grupin në vendin e fundit.

Liverpool mposhti 2-0 Napolin me golat e Salah dhe Nunez, por italianët e mbyllin të parët grupin për shkak të ndeshjes direket me Livepoolin.

Ndërkohë, në po të njëjtin grup Ajax do të vijojë aventurën në Europa League.

Previous articlePrimaret e Rithemelimit, një tjetër kandidat për Bashkinë e Kavajës
Next articleSot afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave për kreun e SPAK, tre prokurorë në garë