Fitorja në derbi përballë Milanit nuk është i vetmi gëzim për Kristjan Asllanin. Triumfi zikaltër ka aktivizuar gjithashtu një klauzolë të veçantë në kontratën e talentit shqiptar duke e bërë atë 100% lojtar të Interit.
Në klauzolë ishte e përcaktuar se huazimi i Krisjtan Asllanit kthehet në blerje të detyruar në momentin që Interi fiton pikën e parë në muajin shkurt. Tashmë përballë Milanit, zikaltrit grumbulluan tre pikë dhe Asllani është 100% një lojtar i Interit.
Asllani u transferua në verë nga Empoli te Interi në formë huazimi për 4 milionë euro. Ndërkohë që blerja e tij përfundimtare do t’i kushtojë arkave zikaltër edhe 10 milionë euro të tjera, plus 2 në formë bonusesh.