Federata Shqiptare e Futbolli ka zhvilluar sot Asamblenë e Zakonshme Vjetore në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë. Fillimisht është mbajtur një minutë heshtje për të nderuar figurat të shquara të futbollit, të ndarë nga jetë pas Asamblesë paraardhëse: Sulejman Maliqati, Bujar Gogunja, Odisea Çipi dhe Nuri Bylyku.
Presidenti Armand Duka i dha fjalën ministres së Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi. Veç të tjerash, Kushi përmendi bashkëpunimin me FSHF-në dhe ndërtimin e stadiumeve të reja në Korçë, Durrës dhe Vlorë, si edhe ai “Selman Stërmasi” në kryeqytet.
Më pas Kushi ceku edhe finalen e Conference League në Tiranë, si edhe kualifikimin e vajzave të Vllaznisë në fazën e grupeve të Champions League.
“Këto janë vetëm disa nga nismat e ndërmarra do të kemi të tjera. Futbolli është rritur në nivel dhe këtë e tregojnë aktivitetet ndërkombëtare, si finalja e Conference League, që ndihmoi aktivitetin ekonomik dhe në imazh. Vizita e presidentit të FIFA-s, Infantino, ishte ngjarje e madhe, është tregues i këtyre zhvillimeve të futbollit. Do të veçoja kualifikimin e vajzave të Vllaznisë, një arritje e madhe që na nxit të mbështetim edhe në ekipet e tjera”, tha ministrja Kushi.
Në Asamblenë e Përgjithshme fjalën e mori edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Ai ceku aplikimin e eventit të moshave për t’u zhvilluar në Shqipëri.
“Administrata e FSHF-së ka përgatitur dosjen për aplikimin për zhvillimin e një aktiviteti të rëndësishëm të moshave. Unë kam shumë besim se kandidatura jonë do të ketë sukses, sepse kemi treguar edhe me finalen e Conference League që jemi të aftë për të organizimin e ngjarjeve të mëdha”, tha Duka mes të tjerash.