Home Politike Artur Metani: Kur politika nuk i gjen kufijtë e saj, gjyqtarët e...

Artur Metani: Kur politika nuk i gjen kufijtë e saj, gjyqtarët e prokurorët kanë detyrën e ruajtjes së pavarësisë së institucioneve

Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani në ditën e drejtësisë, tha puna e gjyqtarëve dhe prokurorëve është e bukur, por edhe e vështirë. E vështirë, kjo sepse sipas tij duhet t’i bëjë ballë presioneve të politikës.

“Është e bukur se në profesionin e tyre janë pjesë e sistemi të drejtësisë, është frymëzuese se shoqëria jonë ka më shumë nevojë për gjyqtarë e prokurorë që ngjallin besim.

Në një shoqëri ku politika e ka të vështirë që të gjejë kufijtë e vetë, janë ato që duhet të ruajnë pavarësinë e institucioneve, për këtë arsye puna e gjyqtarëve dhe prokurorëve është e vështirë. Nëse udhërrëfyes do të jetë Kushtetuta dhe jo politika, nëse do ruhen interesat e drejtësisë, atëherë i është bërë një shërbim shumë i madh demokracisë dhe vendit”, tha ndër të tjera Metani.

SOURCEBulevard News
Previous articleYuri Kim: Reforma në Drejtësi ka ecur shumë, por ka ende shumë për të bërë!
Next articlePartizani-Tirana, titulli kampion kalon nga derbi i kryeqytetit