Home Bota Artileria ukrainase hedh në erë poligonin e qitjes ruse (VIDEO)

Artileria ukrainase hedh në erë poligonin e qitjes ruse (VIDEO)

Artileria ukrainase ka shkaktuar dhjetëra ushtarë rusë të vrarë në një poligon të improvizuar në rajonin Kherson. Sipas Militarnyi, raketat HIMARS goditën ushtarët rusë të cilët ishin mbledhur në një poligon për stërvitje.

Pamjet me dron tregojnë trupat e këmbësorisë ruse që stërviten në grupe të ndara pak çaste përpara se raketa M30A1 GMLRS të përplasej me ushtarët që besohet se ishin jashtë rrezikut, shkruajnë mediat e huaja.

Ky polig zjarri ndodhet 50 kilometra larg vijës së frontit, afër fshatit Prymorske. Ushtarët besonin se ishin të sigurt nga sulmi pasi ishin shumë larg vijës së frontit për t’u goditur.

Previous article‘Vrapon për në dhomë dhe e merr në krahë’, Polici hero në SHBA shpëton foshnjën pa ndjenja (VIDEO)
Next articleELBASAN/ Dëmtohet në trup nga pajisja në fabrikën e riciklimit të aluminit, ndërron jetë 45-vjeçari nga India