Home Aktualitet Artan Shkëmbi nuk shpëton nga akuza/ Gjykata e Tiranës i hoqi masën...

Artan Shkëmbi nuk shpëton nga akuza/ Gjykata e Tiranës i hoqi masën “pezullim nga detyra”, Prokuroria vihet menjëherë në lëvizje

Gjykata e Tiranës doli me një vendim të fundit ditën e sotme për heqjen e masës së sigurisë “pezullim nga detyra” Artan Shkëmbit, ish zv.drejtorit të OFL.

Gjykata ka konstatuar shuarjen e masës për shkak të përfundimit të afatit 6 mujor. Shkëmbi u hetua fillimisht nga SPAK për “korrupsion” dhe “nxjerrje sekreti hetimor”.

Por duket që ish-zëvendës drejtori i Operacionit Forca e Ligjit Artan Shkëmbi nuk do të shpëtojë aq lehtë nga akuzat e ngritura ndaj tij.

Pak orë pasi Gjykata ka konstatuar shuarjen e masës “pezullim nga detyra” për shkak të përfundimit të afatit 6-mujor, Prokuroria e Tiranës nëpërmjet prokurorit Bledar Valikaj ka bërë kërkesë të re për masë sigurie për Artan Shkëmbin. Gjykata e ka pranuar dhe ndaj Shkëmbit caktohet masa e pezullimit nga ushtrimi i funksionit.

Gjykata kishte konstatuar humbjen e efekteve të masës se sigurisë të vendosur nga GJKKO. Ndërkohë që masa e re është marrë vetëm për akuzën e nxjerrjes se sekretit hetimor.

SOURCEbulevard news
Previous articleA do të nevojitet pasaporta e vaksinimit për të hyrë në disko?
Next articleGrida Duma: Edhe pse politika e sotme s’është e elitave, në PD, Kavaja pararojë për Tiranën