Home Kronika Artan Hoxha thirret në Prokurori për audiopërgjimet e publikuara prej tij

Artan Hoxha thirret në Prokurori për audiopërgjimet e publikuara prej tij

Pasi prokuroria njoftoi që ka nisur hetimet për 21 janarin pas publikimit të transkriptit të audios nga ana e Artan Hoxhës është thirrur për të dëshmuar ky i fundit në prokurori.

Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe vet gazetari Hoxha, në disa statuseve në Facebook.

“Thashe une…

Nuk do i shpetoja dot as kesaj radhe, atij vendit ku të pyesin, “si e ka emrin baba, si e ka emrin nena”…

Ore mire beni, po une ketu jam, nuk kam ku te shkoj, vetem pasaporten e Shqiperise kam në xhep…

Po si i behet te merrni ATA larte, dy ish-kryeministrat dhe ish-presidentet, bashke me kryeministrin në detyre, per t’i pyetur, “si e kane emrin e babes dhe si e kane emrin e nenes”????!!!!!!’’, shkruan Hoxha.

Ndërkohë prokuroria kishte njoftuar më herët se provat e reja të nxjerra nga gazetari investigativ Artan Hoxha, do të verifikoheshin.

“Me kryerjen e veprimeve hetimore të këtij procedimi penal janë ngarkuar Oficerët e Seksionit të Krimeve ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, të cilët krahas detyrave të urdhëruara prej prokurorëve të ngarkuar me hetimin, do të kryejnë edhe veprimet hetimore të deleguara në lidhje me verifikimin e fakteve të publikuara prej shtetasit A.H (gazetar), fakte të bëra publike prej tij në emisionin “Zona Zero”, më datën 20.01.2023, në televizionin “Top Channel”, thotë Prokuroria.

Previous article“Jam këtu t’ju dëgjoj”/ Belind Këlliçi takim me të rinjtë e kryeqytetit. Nga karta e studentit tek korrupsioni, ja çfarë u diskutua
Next articleKoncesioni që i kushtoi shqiptarëve mbi 400 milionë euro drejt përfundimit, PD e Berishës kërkon zgjatjen e tij