Home Aktualitet Artan Hoxha publikon videon që po ‘thyen’ rrjetin nga brenda selisë së...

Artan Hoxha publikon videon që po ‘thyen’ rrjetin nga brenda selisë së PD-së

Gazetari Artan Hoxha ka ndarë në rrjetet sociale një video nga momenti kur protestuesit e Berishës u larguan nga selia blu dhe mbështetësit e Bashës gëzojnë brenda zyrave.

Hoxha shkruan se Sali Berisha i dhuroi fitoren e parë Bashës. Mirëpo sipas gazetarit, kjo është një fitore që nuk i hyn në punë askujt.“Epo ta akuzosh gjithe kohes Lul Bashen, si humbes dhe deshtak, dhe t’i dhurosh me vare e bishta lopate fitoren e pare…

Vetem Sali Berisha mund ta bente kete gje…Tashme, Luli ne CV-ne e tij, nuk do te kete vetem 4 humbje zgjedhjesh, degjenerimin e dhjetera kauzave të opozites, deshtimin e qindra protestave, por edhe 1 fitore ndaj Sali Berishes, fiks para oborrit te PD-se…

Kjo eshte fiks nje fitore, si e Pirros…qe nuk i hyn ne pune askujt…”, shkruan Hoxha.