Home Politike Artan Hoxha publikon dokumentet dhe shigjeton Metën: Eshka ndizet ngadalë, por është...

Artan Hoxha publikon dokumentet dhe shigjeton Metën: Eshka ndizet ngadalë, por është e sigurt! Çfarë po paralajmëron gazetari?

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka shënjestruar kreun e PL-së, Ilir Meta, pasi u pyet sot për tri orë në SPAK për aferën ÇEZ-DIA.

Hoxha kujton paraqitjen e tij një vit më parë në SPAK, kur dorëzoi një USB që përbante një intervistë të gjatë 1 orë e 47 minuta me një person të paidentifikuar.

Ai thotë se më në fund vizitat e tij të gjata po japin rezultat, ndërsa thekson se eshka është e sigurt se do të ndizet, pavarësisht se do të ndodhë ngadalë.

Gjithashtu, gazetari nuk ka kursyer as Lulzim Bashën, të cilit i kujton një deklaratë të bërë më parë.

“Ma nalt, ma nalt”…

Më në fund, vizitat e gjata në SPAK po japin rezultat…

“Eshka ndizet ngadale, por eshte e sigurte”, ka thene xha Jaho te filmi “Në fillim te veres”…

Ndersa Lul Basha, pasi doli nga SPAK, tha:

“Punonjësit e ndershëm të SPAK-ut dhe BKH-se, do te kenë mbështetjen time për të ecur përpara me hetimin e të gjitha çështjeve”…”, shkruan Hoxha në rrjetet sociale.

Previous articleNara flet për raportet që ka pasur me legjendën Maradona
Next articleVranë 37-vjeçarin shqiptar në Greqi, ky është kreu i bandës mafioze e njohur si ‘Grupi L’