Home Politike Artan Hoxha: BKH dhe RENEA bastisin shtepine e deputetit të PS, Rrahman...

Artan Hoxha: BKH dhe RENEA bastisin shtepine e deputetit të PS, Rrahman Rraja

Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, te mbeshtetur nga reparti special RENEA, kanë bastisur banesën e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Sipas portalit Xhungël të gazetarit Artan Hoxha, aksioni i zhvilluar në oret e para të mëngjesit të sotem, me vendim te gjykates speciale, synonte arrestimin e Ramazan Rrajes, i shpallur në kërkim nga SPAK për atentatin e 1 nentorit 2019, kunder prokurorit te Durresit Arjan Ndoj dhe Rrumit te Shijakut. Aksioni i befasishëm është zhvilluar në fshatin Zezë të zonës së Nikles.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është lëshuar në sekret të plote, më datë 17 janar 2023, pa praninë e palëve dhe te sekretares gjyqesore.

“Xhungel” meson se “Objektiv i ketij aksioni, ka qene gjetja dhe ndalimi i shtetasit Ramazan Rraja, 30 vjeç, banor i njesise administrative Nikel në zonën e Fushë-Krujes. Ndërsa po ashtu është ushtruar kontroll i banesës se tij ne fshatin Zeze, sebashku me automjetin, te cilin ai ka ne perdorim. Qellimi i kontrollit te baneses dhe automjetit, ishte gjetja apo zbulimi i provave me rendesi per hetimin qe po kryen SPAK”.

Hetuesit e BKH-se, kane rrethuar vilen 3 kateshe ne fshatin Nikel, ndërsa më pas, ne zbatim te vendimit te Gjykates Speciale, kane hyre ne ambjentet e brendshme duke ushtruar kontroll te hollesishem ndaj çdo personi qe gjendej aty.

Previous articleNënkryetarja e Bashkisë i përgjigjet Blushit: Rindërtimi në Kombinat s’ka përfunduar se ju bllokuat punimet
Next articleTenderët, viti 2022 u mbyll me 740 ankesa – Ulje e lehtë në raport me një vit në parë, më shumë kontestime për vlerësimin e ofertave