Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje në lidhje me arrestimin e kandidatit të koalicionit opozitar “BF” në Himarë, Fredi Beleri.
Hoxha u shpreh ë rubrikën “Opinion” në News24 se gjatë arrestimit të Belerit, këtij të fundit i janë kapur 2 celularë dhe se një nga motivet se pse ai është vizituar nga diplomatët grekë në qeli kanë qenë pikërisht telefonat e tij.
“Është kapur me presh në duar. Fredi Belerit i janë kapur 2 celularë dhe një nga motivet pse diplomatët grekë e kanë kontaktuar në qeli janë telefonat e tij. Nëse telefonat e Belerit hapen do kemi një çështjes që ka të bëjë me sigurinë kombëtare.
Nuk ka të bëjë me Belerin si shtetas por me personazhin sepse përfaqëson interesa anti-shqiptare. Ky del me simbolin e një çështjeje që kërkon të copëzojë vendin.
Sot Beleri nuk e ka marrë mandatin, thjesht ka fituar zgjedhjet. Një rast i ngjashëm ka qenë në Shkodër ku fitoi kandidati i PS dhe u rrëzua dhe nuk bëri betimin. Nëse Beleri nuk bën betimin, Këshilli i Ministrave ia heq mandatin dhe kërkon zgjedhje të reja në Himarë.
E njëjta gjë u bë me Lefter Allën një muaj më parë. Ka ndodhur disa herë, por hetimi duhet të shkojë deri në fund. Pala greke është e interesuar që celularët e Belerit të mos hapen”, u shpreh ai.