Home Politike Artan Fuga: E kanë në xhep, ka pranuar të jetë si president...

Artan Fuga: E kanë në xhep, ka pranuar të jetë si president vartësi i kryeministrit!

Akademiku Artan Fuga, ka komentuar procesin për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Sëfundmi Fuga ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook, ndërsa shprehet se Presidenti nuk është një njeri, por funksion që ushtron kompetenca sipas vizionit të tij që e kuadron Kushtetuta.

Ndërsa e cilësuar procesin një turp, për Akademikun tashmë emrin e kanë në xhep dhe se e kanë pranuar që presidenti të jetë një vartës i kryeministrit.

Reagimi:

Ata gjoja kërkojnë një njeri,

jo një platformë presidenciale sesi kandidati do ta ekzekutojë detyrën e tij!

Ne qytetarëve pikërisht njeriu nuk na intereson!

Sepse presidenti nuk është njeri, por funksion që ushtron kompetenca sipas vizionit të tij që e kuadraton Kushtetuta!

Ku është vizioni?

Ata nuk nxjerrin ende nga xhepi pas pantallonave as emrin, lëre pastaj vizionin e funksionit! E kanë në xhep, ka pranuar të jetë si president vartësi i kryeministrit!

Cfarë turpi!