Home LifeStyle Art me guaska dhe rërë

Art me guaska dhe rërë

largea_arti-guaska-home1357642068Svetlana Ivachenko mbledh në plazh guaska dhe rërë për të krijuar piktura të mrekullueshme duke përdorur vetëm këto materiale.

50-vjeçarja nga Ukraina harxhon 8 orë kohë për të shkuar në sitë rërën e për të përzgjedhur guralecët që i duhen për kryeveprat e saj pa llogaritur orët e punës. Svetlana ka 12 vite që merret me këtë formë arti dhe është aq e suksesshme sa deri tani ka hapur 7 ekspozita me punimet e saj.

Me ndihmën e familjarëve dhe miqve, të cilëve ajo i lutet që të mos kthehen kurrë nga plazhi pa guaska dhe rërë, 50-vjeçarja ka realizuar plot 80 kryevepra.

“Unë nuk i lyej materialet dhe nuk i përpunoj sepse mendoj se puna ime duhet të dalë nga produkte natyrale. Unë qetësohem kur punoj mbi një vepër edhe pse do shumë përqendrim”, theksoi Ivachenko për ‘Daily Mail’.arti-guaska

Previous articleSaraçini: ‘Firmat të paraqiten për ‘Hallall’
Next articleDokumenti zyrtar: PDK i shpall luftë Isa Mustafës dhe LDK-së