Home Sport Arsenali shumë afër dy marrëveshjeve të reja

Arsenali shumë afër dy marrëveshjeve të reja

Kapiteni i Arsenalit, Martin Odegaard është në bisedime të avancuara për të nënshkruar kontratë të re, derisa mbrojtësi Ben White po ashtu ka hapur bisedimet për zgjatje të kontratës

Odegaard dhe White janë dy futbollist kyç për Artetan, me klubin që dëshiron t’i këtë ata në skuadër për kohë të gjatë.

Odegaard pritet të këtë një rritje të madhe page, shumë më shumë së sa merr tani – rreth 120 mijë funte në javë.

Detajet finale për kontratën e re të norvegjezit janë duke u hartuar dhe ajo mbetet për t’u konfirmuar, me burimet që i kanë thënë Daily Mail që ajo së shpejti do të zyrtarizohet.

Topçinjtë po ashtu kanë hapur bisedimet me Ben White, i cili po ashtu pritet që të nënshkruan kontratë të re.

Previous articleE rëndë në Itali/ Përplaset autobusi plot me emigrantë, ka të vdekur
Next articleBarça gati kontratën e re për Frenkie de Jongun