Home Politike Arrihet konsensusi i parë për zgjedhjen e presidentit të ri: Dy raundet...

Arrihet konsensusi i parë për zgjedhjen e presidentit të ri: Dy raundet e ardhshme, propozon opozita!

Palët kanë arritur dakordësinë në Kuvend për zgjedhjen e presidentit të ri. Pas diskutimeve, opozita ra dakord që në dy raundet e ardhshme të propozojë për zgjedhjen e presidentit. Ndryshimi i vetëm i dokumentit të Alibeajt është që opozita do të ketë ekskluzivitetin për zgjedhjen e presidentit në raundin e dytë dhe të tretë ndërsa PS nuk do të bëjë propozime. Nëse nuk miratohet asnjë kandidat deri në përfundim të raundit të tretë, më pas PS ka të drejtën të propozojë në raundin e katërt dhe të pestë.

“Si më the a keni besim tek ju? Jo. Ju deshët të merrnit presidentin e federatës, le më këtë. Nuk jeni fare për t’ju testuar në këtë pikë. Ne flasim për një gjë tjetër, 3 raundet e para, propozimi të jetë i opozitës, pikë”, tha Alibeaj.

Ndërsa Balla iu përgjigj: “Po e zgjidhëm, ramë dakord. Deri raundin e tjerë, propozimet i keni ju. Ne të tre thamë të njëjtën gjë sa herë  folëm. Sillni propozimet, bëjeni si të doni ju. Nëse doni të konsultoni një emër, thoni kur. Ramë dakord, pranohet dokumenti juaj deri raundin e tretë.”