Home Politike “Arrestove Lefterin për t’i bërë qejfin Belindës/ Berisha akuza të forta Ulsi...

“Arrestove Lefterin për t’i bërë qejfin Belindës/ Berisha akuza të forta Ulsi Manjas: E di gjithë Dibra…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja duke thënë se ai arrestoi kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla për t’i bërë qejfin Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Berisha deklaroi se Arben Ahmetaj nuk do jetë i fundit nga rradhër e PS-së që do hetohet.

“Arreston Lefterin për ti bërë qejfin Belindës, se Belinda është bërë kryeministre tani, e di gjithë Dibra. Ti ministër Drejtësie çfarë bën që firmos çdo firmë Ramës, edhe kur nuk firmos vjen u bën avokatinë këtu. Arreston Lefterin për ti bërë qejfin Belindës, se Belinda është bërë kryeministre tani, por s’të shkojnë intrigat, intrigant.

E di gjithë Dibra, absolutisht. Mos mendoni se do mbyllet me Ahmetajn. Të bëhesh i penduar i drejtësie, ke vetëm një rrugë të zbërthesh para kombit tënd të gjithë veprimtarinë e organizatës kriminale”, tha Berisha.

Previous articleShtëpia në kaos, Luizi hedh atletet e Kristit në pishinë, Olta e zgjon nga gjumi
Next articleBorrell për Kurtin dhe Vuçiç: Mos i drejtoni gishtat njëri-tjetrit por përvishjuni punës