Home Kronika Arrestohet në Tiranë ish-futbollisti/ U zbulua nga përgjimet e SPAK në dosjen...

Arrestohet në Tiranë ish-futbollisti/ U zbulua nga përgjimet e SPAK në dosjen e prokurorit të Sarandës

Arrestohet nga policia në Tiranë ish-futbollisti i ekipit “Bistrica”, shpallur në kërkim nga Gjykata e Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në pranga ka rënë Markelian Alinani, banues në Delvinë. Alinani, 44-vjec, ish-futbollist i ekipit “Bistrica” u ndalua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar.

Alinani u shpall në kërkim pas operacionit të datës 19 qershor në qytetin e Sarandës, ku u arrestua prokurori Sali Hasa dhe oficeri i policise gjyqesore Napolon Hodaj.

Konkretisht Alinani del në përgjimet e SPAK duke ndikuar në paracaktimin e rezultatit te ndeshjes Selenica-Permeti si dhe dyshohet se ka ushtruar ndikim te paligjshem per mbylljen e nje ceshtjeje penale ku ai ka qene i akuzuar per “Plagosje”.

Ndërkohë nga informacionet e para mësohet se Alinani rezulton person me precedente te tjerë penalë.

Njoftimi i policisë Tiranë

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ndalimi i shtetasit M. A., 44 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, ka vendosur caktimin e masës se sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive, e kryer në bashkëpunim” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

SOURCEBulevard News
Previous article“Wembley” i gjithi anglez të dielën, por gjithë Europa bën tifo për Italinë
Next articleKriza demografike e Europës është një sfidë, jo një katastrofë