Home Kronika Arrestohet 53-vjeçari në Mallakastër, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur

Arrestohet 53-vjeçari në Mallakastër, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur

Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia në Mallakastër pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Po ashtu, edhe një djalë 15-vjeç ka kërcënuar një të mitur duke i marrë një shumë parash.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 53 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, për një shtetas të mitur 15 vjeç, banues në Ballsh, pasi me anë të kanosjes, i ka marë një shumë parash, një shtetaseje të mitur”, njofton policia. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Previous articleParada planetare / 5 planetë mund të jenë të dukshëm në qiellin e natës këtë javë
Next articleIu sekuestruan 223 kartëmonedha dhe 585 monedha koleksioni të padeklaruara, vihet nën hetim 57-vjeçari