Home Kronika Arrestohen 4 shoferë/ Policia Rrugore merr masa të rrepta për fundjavën

Arrestohen 4 shoferë/ Policia Rrugore merr masa të rrepta për fundjavën

Policia Rrugore ka marrë masa të rrepta këtë fundjavë, pasi gjatë një kontrolli janë arrestuar 4 shoferë, të cilën kanë thyer rregullat. Dy prej tyre u kapën duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit, njëri ishte nën efektin e lëndëve narkotike dhe tjetri pa leje drejtimi.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, në zbatim të masave shtesë të marra gjatë fundjavës, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, brenda 24 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë katër shtetas, njëri prej tyre që drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Ndërkohë shkon në 7, numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan, që nga janari i këtij viti.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:

– A. R., 31 vjeç, Y. A., 41 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e alkoolit;

– A. B., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

– R. B., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Previous articleMEGA-BURGU në El Salvador për 40,000 të burgosur/ Ka vetëm 80 shtretër, mesazhi për të rinjtë: Nuk do të dilni kurrë nga këtu!
Next articleShkon mbi 50.000 numri i viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Siri