Partia Socialiste i cilëson groteske të gjitha lidhjet që opozita shqiptare i ka bërë çështjes së arrestimit të zyrtarit të lartë të FBI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Shqipërinë. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike Damian Gjiknuri tha se njëri prej personave të përmendur ka pasur lidhje me Sali Berishën por ka qenë edhe mik me Azem Hajdarin.
I pyetur në lidhje me koncesione që mund të jenë dhënë në Shqipëri me ndërhyrjen e zyrtarit amerikan, Gjiknuri tha se janë tolalisht akuza qesharake.
“Janë ato përrallat shqiptare që kthehen groteske ku flitet për një kompani shqiptare e cila qëllon që një pjesë të aksioneve i ka kompania Strabak dhe është kompani [publike ku një pjesë të aksioneve ka pasur edhe Deripasko. Me sa di unë vitet fundit ka dalë nga kjo kompani për shkak të sanksioneve. Një oligark na dilka që ka ardhur në Shqipëri me një serë luleshtrydhesh. Janë kompani që kanë mbi 20 vite që punojnë në Shqipëri. Kanë punuar edhe me Sali Berishën. Të bësh lidhje të tilla indirekte është qëllimi për tu kapur pas çdo fije kashte. Kësaj që i bëjnë me dashje dhe në mënyrë të trashë groteske përkthimin nga anglishtja ta kthejnë në material përgjuese si mund t’i besosh mendjeve të tilla. Garat në Shqipëri janë të gjitha publike. Do të ishte qesharake se një biznesmen i madh paska dëshirë të bëka biznes me luleshtrydhe”, tha Gjiknuri.
Lajm në përditësim…