Home Politike Arrestimi i zjarrvënësve/ Rama: Krim barbar që dënohet deri në 15 vjet...

Arrestimi i zjarrvënësve/ Rama: Krim barbar që dënohet deri në 15 vjet burg. Gjykatësit të mos vazhdojnë me avazin e vjetër

Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar Policinë e Shtetit që siç tha ai “i është qepur këmba këmbës” zjarrvënësve. Rama bëri thirrje për gjykatësit në rrethe që mos të lënë pa ndëshkuar këto krime, që në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë dënohen me deri në 15 vite burg.

”Një bravo e madhe për Policinë e Shtetit që këtë verë u është qepur këmba-këmbës zjarrvënësve, duke arritur t’i kapë dhe çojë prapa hekurave, si në rastin e kriminelëve që i vunë zjarrin pyllit në Laç, për të cilët përsëris, si për gjithë të arrestuarit e tjerë, apelin në adresë të gjykatësve në rrethe, që të mos vazhdojnë me avazin e tyre të vjetër të mosndëshkimit të një krimi barbar si ky, i cili në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë dënohet deri 15 vjet burg. Një falënderim i përsëritur për trupat e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, e cila e ka rritur ndjeshëm nivelin e performancës gjatë këtij sezoni turistik, duke e mbrojtur me profesionalizëm e shpirt sakrifice pasurinë e paçmueshme natyrore dhe ulur në mënyrë të konsiderueshme dëmet potenciale të këtyre krimeve të neveritshme në verbërinë, shpirtligësinë, marrëzinë e tyre”, shkruan Rama.

Previous articleEKSKLUZIVE/ Kreshnik Spahiu: SHBA s’do lejojë që Himara të bjerë në duart e spiunazhit rus
Next articleKushëriri i Martinajt shoferi i BMV-së që përfundoi te liqeni, Softa: Të merren gjurmët e gishtave në mjet, mund të zbulojë lidhjet kriminale mes personave të përfshirë