Mediat ndërkombëtare kanë zbardhur detaje të tjera në lidhje me arrestimin e Andrew Tate, 36-vjeçarit që u vu në pranga një natë më parë bashkë me të vëllanë e tij, Tristan.
Gjykata në Bukuresht ka caktuar sot masën e sigurisë dhe vëllezërit i ka lënë në 30 ditë burg, ndërkohë që hetohen për prostitucion dhe pengmarrje. Tate i rekrutonte gratë në platformat e mediave sociale dhe i joshte ato duke u thënë se ishte dashuruar e do të martohej me to. Por, karta e ‘djalit të dashuruar’ skadonte kur vajzat mbërrinin në Bukuresht. Aty, ato përballeshin me realitetin, që ishte prostitucioni dhe të dy vëllezërit i detyronin të rejat të bënin video pornografike pa dëshirë. Nga këto video, 2 vëllezërit merrnin fitime marramendëse.
Dyshja u zbuluan pasi mes vajzave që kishin marr peng dhe mbanin 24 orë të vëzhguara në vilë, ishte dhe një amerikane. E reja arriti të kontaktonte me të dashurin e saj përmes një celulari që gjeti në shtëpi dhe ishte ai personi që dha alarmin në ambasadën amerikane. Ambasada vuri në lëvizje institucionet që bastisën vilën e vëllezërve Tate një natë më parë dhe i vunë të dy në pranga.