Home Kosova Arrestimi i tij u kthye në motivin e vendosjes së barrikadave, lirohet...

Arrestimi i tij u kthye në motivin e vendosjes së barrikadave, lirohet ish-polici serb në Kosovë

Ish-policit serb Dejan Pantiç i është ndryshuar masa e sigurisë. Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se ish-policit serb, që ndodhej në paraburgim tashmë i është ndryshuar masa e sigurisë në arrest shtëpiak.

Zëdhënësja e Gjykatës në Prishtinë, Mirlinda Gashi tha se ky ndryshim është bërë me kërkesë të Prokurorisë Speciale.

“Ka qenë kërkesë e Prokurorisë Speciale që masa e sigurisë t’i ndryshohet nga paraburgim në arrest shtëpiak dhe gjykata ka aprovuar këtë ndryshim”, tha Gashi.

Pantiç, ish-polic i Kosovës, u arrestua më 10 Dhjetor në pikën kufitare të Jarinjës. Sipas autoriteteve të Kosovës, ai dyshohet për organizmin e “sulmit terrorist” të 6 Dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Arrestimi i Pantiçit, nxiti ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës. Barrikadat u vendosën nga disa serbë lokalë, duke bllokuar rrugët që çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën me Serbinë.

Previous article90% e qytetit pa drita, miu lë pa energji elektrike Gjirokastrën dhe fshatrat
Next articleVdekja e stjuardesës 24-vjeçare, reagon ‘Air Albania’, ndan lajmin me publikun