Home Politike Arrestimi i politikanëve! Kim: Ky është vetëm fillimi! Soreca: Luftoni korrupsionin

Arrestimi i politikanëve! Kim: Ky është vetëm fillimi! Soreca: Luftoni korrupsionin

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ambasadorët e huaj në Shqipëri, Luigi Soreca dhe Yuri Kim kanë zhvilluar një konferencë lidhur me luftën kundër krimit, pastrimit të parave dhe krimit kibernetik. Në konferencën e zhvilluar ditën e sotme nga Ministria e Brendshme, ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim deklaroi se mënyra e duhur për të luftuar krimin është që institucionet të jenë të pavarura, duke paralajmëruar se largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe pastrimi i politikës nga elementët e korruptuar është vetëm fillimi.

Ambasadori i Shqipërisë në BE, Luigi Soreca kërkoi nga Shqipëria të vazhdojë edhe më shumë përpjekjet kundër krimit të organizuar si dhe të shtojë sigurinë e qytetarëve në rrugë. Ai theksoi se krimi sjell shumë para dhe është po aq fitimprurës si tregtia e drogës, por është e vështirë për t’u kapur. Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi theksoi se vëmendje të veçantë do t’i kushtohet pastrimit të parave, pasi krimi kibernetik përbën një kërcënim. Po ashtu, gjatë konferencës ministri zbuloi se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja është zgjedhur në krye të agjensisë që merret me ndihmat e donatorëve. Ai do të jetë në krye të një drejtorie që do të merret me menaxhimin e ndihmave që i vijnë Shqipërisë nga aleatët.