Home Politike Arrestimi i Çervanakut për laboratorin e kokainës në Fier/ Rithemelimi: Politika e...

Arrestimi i Çervanakut për laboratorin e kokainës në Fier/ Rithemelimi: Politika e përfshirë, droga transportohej me kamionët e ushtrisë në Mal të Zi

Rithemelimi ka reaguar për arrestimin e ish kryetarit të Komunës Farkull, Viktor Çervanaku i cili akuzohet si i përfshirë në prodhimin e lëndës narkotike ‘kokainë’ pas zbulimit të laboratorit ku prodhohej droga në banesën e tij në Fier.

Shefi i Organizimit të ‘Rithemelimit’, Klevis Balliu e përcaktoi Çervanakun si shëmbëlltyrën ideale të pushtetit të kryeministrit, Edi Rama.

“Një sharës publik, patronazhist me licensë, adhurues/shërbëtor i Edi Ramës dhe nëpunës në bashkinë e Erion Veliajt, ka rënë dje në rrjetën e DEA-s amerikane, si pjesë e një grupi narko-trafiku. Viktor Çervanaku, që u kap si mi nga amerikanët, nuk është thjesht një zyrtar socialist i korruptuar, ai është shëmbëlltyra ideale e pushtetit të Edi Ramës”-tha Balliu.

Balliu shtoi gjithashtu se Viktor Çervanaku nuk do të kapej asnjëherë nëse nuk do të kishte ndërhyrë DEA Amerikane.

“Vini re gjithashtu: ai nuk do të kapej asnjëherë, dhe do të vazhdonte trafikun e kokainës, patronazhimin, lavazhin oral të shefave të tij në Tiranë, dhe linçimin e opozitës me gjuhë vulgare, po të mos ishte DEA Amerikane. Për policinë dhe organet ligjzbatuese shqiptare, beu i Frakullës dhe lapërdhari i bashkisë së Tiranës do të vazhdonte i qetë trafikun, si mënyrën kryesore të këtij pushteti për të vjedhur zgjedhjet dhe varfëruar shqiptarët. Raportimet dëshmojnë se droga trasportohej me kamionet e ushtrisë drejt Malit te Zi, çka vërteton implikimin direkt te politikes ne narkotrafik”- u shpreh Balliu.

Previous articleIsmail Kadare shpallet “Qytetar Nderi” nga Komuna e Tetovës: Nuk ka vlerësim më të madh për mua
Next articleLirimi i infermiereve, reagon vajza e të moshuarës në Pejë: Gjykata ‘dhunoi’ për të dytën herë nënën time