Home Aktualitet Arqile Gorea: As ma ndjen për Ed Halimin dhe Sokol Olldashin. Në...

Arqile Gorea: As ma ndjen për Ed Halimin dhe Sokol Olldashin. Në Durrës e bëj vetë ligjin me paratë që kam vjedhur

96134arqilegoreaDrejtori i përgjithshëm i Postave Arqile Gorea ka sulmuar ashpër shefin e fushatës në Durrës në tentativë për të qenë një emër i sigurtë në listë. Gorea, i cili njihet si një nga njerëzit më kundërshtarë të Berishës po një nga miqtë më të afërt të Ridvan Bodes ka deklaruar se e ka hapur televizionin jo për të pastruar lekë, po për ti thënë Berishës se vetëm ai mund ta bëjë këtë fushatë në Durrës me kushtin që të jetë i treti në listë, koiçidencë kjo edhe me numrin e delfinëve që ka vënë në logo. Gorea ka kërkuar ndihmë nga PD-ja për të neturalizuar mediat që janë aktive duke thënë se me aq lekë sa ka ai, PD-ja i rruan bythën, po ka frikë vetëm nga ca gjyqe që ende nuk i ka mbyllur për çeshtje pronash. Gorea duket se ka nënshtruar dhe Halimin që është caktuar si njeriu që do të menaxhojë fushatën në Durrës duke përdorur batutën : Ti Halim që s’di këndim ! Gorea ka thënë se do e menaxhojë vetë fushatën në Durrës dhe as ja ndjen për Halimin dhe Olldashin. “Kam tallur k… me këtë parti sa herë kam dashur, le ta provojnë të mos më bëjnë deputet. As pjerdh për Halima dhe kopila partish. Vij nga Myzeqeja dhe jam Kile Durrsaku”, ka thënë Gorea në ambjente të ngushta ndërsa duket se nga dita në ditë ai po bëhet faktor përballë Halimit që ka nisur t’i serviloset edhe për faktin se i duhen lekë për fushatë. Gorea njihet në Durrës si njeriu që ka bërë të vetmin investim duke i bërë durrsakëve varrezat e reja. Ai është pjesë e deklaruar e klanit grek që funksionon në politikën shqiptare.