Home LifeStyle ‘Arnold Schwarzenegger vs Sylvester Stallone’/Kush është më i pasuri mes dy aktorëve?

‘Arnold Schwarzenegger vs Sylvester Stallone’/Kush është më i pasuri mes dy aktorëve?

Një nga rivalitetet më të forta që ka hasur kinemaja kryesisht në vitet ’80 ishte ai mes aktorëve Sylvester Stallone dhe Arnold Schwarzenegger, por cili prej tyre ka gjeneruar më shumë para gjatë karrierës së tij?

Stallone u bë i njohur dhe karriera e tij katapultoi me filmin Rocky, pas të cilit ai bëri disa vazhdime që kanë mbijetuar deri më sot me filmat Creed. Sylvester gjithashtu pati sukses të madh me First Blood dhe filma të tjerë aksion.

Nga ana tjetër, Schwarzenegger triumfoi me “The Terminator”, por tashmë ishte i famshëm për fitimin titullit “Mr. Olympia” në disa raste, por në Hollywood u bë i njohur me filmin e James Cameron.

Pas sukseseve të mëdha në ekranin e madh, Stallone ka një pasuri prej 400 milionësh. Sylvester këto para nuk i ka bërë vetëm si aktor, por ka punuar edhe si producent, shkrimtar dhe regjisor filmi, përveçse është shumë i zoti në prona të patundshme.

Aktori me origjinë austriake është shumë i respektuar nga komuniteti i bodybuilding-ut, pasi ai përfundimisht arriti të bënte filma për shkak të fizikut të tij.

Arnold Schwarzenegger ka një pasuri prej 450 milionësh, duke ia kaluar Stallones me 50 milionë. Një tjetër nga aspektet e Arnold Schwarzenegger është ai i politikanit. Aktori ishte guvernator i Kalifornisë nga 2003 deri në 2011.

Previous article“Rama sot bëri autogol”, deputeti Sula: Projekti për portin e Durrësit nisi tek i famshmi, lokali i Nusretit! Kushtet favorizojnë vetëm…
Next articleMarrëveshja për targat mes Kosovës dhe Serbisë, eksperti: E përkohshme! Shmang përshkallëzimet, por nuk është zgjidhja