Home Sport Armando Sadiku i papërmbajtshëm dopietë ndaj Lokarnos, synon këpucën e artë

Armando Sadiku i papërmbajtshëm dopietë ndaj Lokarnos, synon këpucën e artë

sadikuAshtu sic ishte shprehur në intervistën ekskluzive dhënë për gazetën Bulevard një javë më parë Sadiku vazhdon të mos ndalet por të shënojë sa më shumë. Në këtë ontervistë Sadiku shprehej se synon edhe këtë sezon këpucën e artë dhe se do të kërkonte të shënonte gol që në ndeshjen e parë kundër Locarnos që është edhe ish skuadra e tij e në të vërtetë në ndeshjen e Luganos kundër Locarnos sadiku jo vetëm ishte titullar por edhe protagonisti kryesor i ndeshjes duke shënuar plot dy gola. Armando Sadiku është goleadori i momentit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare sigloi dy gola në fitoren 0-3 të Luganos, në fushën e Lokarnos Kështu, elbasanasi e nis në mënyrën më të mirë vitin 2013 në kampionat, duke shtuar edhe diferencën e golave në krye të listës së golashënuesve, në Challenge League. Edhe në ndeshjen e 25 nëntorit (Lokarno- Lugano 0-3), sulmuesi shqiptar ishte autor i njërit prej golave. Ai ka shënuar edhe në përballjen ndaj Uinterthur (Lugano-Uinterthur 1-2), ndaj Vohlen (Vohlen-Lugano 1-1), ndaj Araut dopietë (Lugano- Arau 3-3), Biel-Biene (Biel-Biene- Lugano 1-1) dhe sërish ndaj Araut (Arau-Lugano 3-1), Vohlen një dopietë (Lugano- Vohlen 4-1) dhe Biel-Biene (Lugano-Biel-Biene 4-0). Sakaq duhet thënë se jo vetëm performanca e tij por edhe fanella kuqezi ia ka rritur mjaft kuotat. Armando Sadiku është sulmuesi më rezultativ i Kombëtares shqiptare për ndeshjet e zhvilluara me klubin e tij. Nga sulmuesit aktualë që ka grumbulluar trajneri Xhani de Biazi, Sadiku rezulton si më efikasi, pasi ka shënuar më shumë gola se cilido me Luganon e tij. Për 1520 minuta, ai ka shënuar 13 gola ose 1 gol për çdo 116 minuta lojë. Pas tij vjen Hamdi Salihi, i cili te skuadra amerikane, DC Junajtid luajti 971 minuta duke shënuar 6 gola. Renditja vazhdon me Bogdanin (2 gola ose 1 gol për 180 minuta), Vajushin (5 gola ose 1 gol për 217 minuta), Balën (3 gola ose 1 gol për 251 minuta), Januzin (3 gola ose 1 gol për 283 minuta) dhe në fund me Edgar Çanin (49 minuta, 0 gola).

Previous articleArjan Sheta: Lufta për titull e hapur
Next articleDurrësi si Venecia apo një kopje e keqe e saj?!