Home Slideri Arjan Dedei, zgjidhet kreu i ri i Forumit Rinor të PD-së...

Arjan Dedei, zgjidhet kreu i ri i Forumit Rinor të PD-së në Durrës. Nipi i Xhorxh Lezhjës jep dorëheqje para votimit

petro vokopolaPartia Demokratike në Durrës ka mundur që të zgjedhë vetëm dy muaj para zgjedhjeve pas shumë polemikash kreun e ri të Forumit Rinor të PD-së që është pedagogu Arjan Dedei. Zgjedhja e tij është bërë në një atmosferë shumë “miqësore” ku për fat kanë mundur ti gjejnë dhe një kandidat përballë, ndërsa prej muajsh në këtë zgjedhje të forumit debatet kishin përfunduar deri në zyrën e Sali Berishës. Që para dhjetorit zgjedhjet në Durrës për kreun e forumit janë përfshirë nga debate të ashpra. Madje debatet kanë degjeneruar deri në sharje deputetësh të cilët kanë qenë pjesë e klaneve. Por ndërsa fillimisht shihej si një garë e cila komandohej nga ish kreu i këtij forumi Rezart Kthupi, kërcënimet dhe largimi i tij nga puna, kanë bërë që ai të mos kishte asnjë ndikim . Madje për hir të së vërtets edhe një nga aktivistët më të mirë dhe më me kontribut në PD, nipi Xhorxh Lezhjës që njihet si një nga miqtë e Berishës ka dhënë dorëhqejen duke u bërë kështu preja e radhës e presionit të mafies politike që ka kapur peng PD në Durrës. Përqafimet dhe urimet me njerëz pranë Carës, ku vetë Albana Vokshi kishte deklaruar se Cara duhet të ruante vendin e tij të burrave dhe të mos përzihej me gra (kandidatja e mëparshme ishte një femër) nuk kanë sjellë asgjë të re përveçse një kryetar që kontributin në PD-në i duhet ta shfaqë këto zgjedhje jo në Universitet po në terren. I kontaktuar nga gazeta “Bulevard” Petro Vokopola ka thënë se ndihej i lumtur që kishte qenë pjesë e kandidimit, por lumturia e tij ishte shtuar më shumë kur kishte dhënë dorëheqjen. Ai nuk mundi të bëhej pjesë gare, por kjo nuk do të thotë që ai nuk u bë pjesë e ngjarjes së lumtur ku më në fund pas pesë muajsh dhe dy muaj para zgjedhjeve, PD ka edhe një kryetar të ri të forumit rinor.

Previous articleJuka në krye të prefekturës së Durrësit. Drejtori i shkarkuar fiton betejën meTelitin
Next articleDako: Tani do t’ju tregoj durrsakëve pisllëqet e këshilltarëve të djathtë. Tani buxhet dhe hyrje për të pastrehët