Argjentinasit të çmendur, 90 mijë fansa të mbledhur para një ekrani gjigant!
Në vendin latino-amerikan, ku njerëzit janë “të sëmurë” pas futbollit dhe i falen “Zotit” të kësaj loje, Diego Armando Maradonës, ëndërrojnë të përsëritin suksesin e arritur në Botërorin e vitit 1978 dhe atë të vitit 1986.
Është mundësia e fundit që Lionel Messi, tashmë 35-vjeç, që të ngrejë lart Kupën që do ta bënte ndoshta më të madhin e historisë.