Ardhja e emigrantëve për festat e fundvitit ka rikthyer trafikun në pjesën më të madhe të akseve rrugorë në Fier.
Duke shkaktuar kështu vonesa në lëvizjen e automjeteve. Aksi rrugor Fier- Roskovec, është një nga rrugët më të frekuentuara edhe në ditë normale, por lëvizja në ditët e festave kur të gjithë largohen për të vendlindje, por edhe për në kufi me Greqinë, e ka shtuar fluksin.