Lekë Matrënga
Lekё Matranga,lindi me 18 janar 1569 në Horën e Arbëreshëve\Palermo Sicili. Pasi fillon studimet filozofike e teologjike në kolegjin e Shën Atanasit në Romë në vitin 1582. Leké Matrënga kthehet në Horën Arbëreshe më 1587. Disa informacione mbi Matrëngat, sundimtarë lokalë, zyrtarë të lartë bizantin
Matrënga ishte një familje fisnike shqiptare që gjenden për herë të parë në dokumentat historike gjatë shekujve 13 deri 15. Anëtarët e kësaj familjeje përfshijnë sundimtarë lokalë, zyrtarë bizantin. Pas pushtimit të Shqipërisë nga Perandoria Osmane, një pjesë e familjes Matrënga emigroi në Itali.
Matrëngat janë një fis fisnik që kanë qenë në zotër në zonën e Karavastasë, Lushnje. Ky mbiemër në shqip tashmë nuk egziston më, por e gjejmë sot me shumicë tek popullsia e arbëresheve të jugut, Sicili e deri në Amerikë.
Një dokument i hershëm të Raguzës 1297,flet për anëtarët e familjes Matrënga të cilët po sulmonin tregtarët raguzianë në rajonin e Lagunës së Karavastas.
Matrëngat, zotër të territorit në mes të qyteteve të Durrësit dhe të Vlorës, dhe përshkruan si subjekte të Perandorit Bizantin në atë kohë. Familja Matrënga mund të jetë bërë vasale e Perandorit Bizantin në periudhën ndërmjet 1284-1288.
Një tjetër anëtar i familjes Matrënga është Nikollë Matrënga, i cili u bë një nga katër gjyqtarët e përgjithshëm, të gjykatës më të lartë perandorake bizantine, dhe ngeli i vetëm, sepse tre të tjerë dolën të korruptuar. Ai kishte një rol të rëndësishëm në Luftën civile bizantine të viteve 1341-1347.
Mbretëria e Serbisë e cila po përparonte në atë kohë ishte një burim preokupimi i vazhdueshëm. Një pinjoll i Matrangave, Palë Mataranga përmendet më 1319, së bashku me zotërinjtë e tjerë shqiptarë, në një koalicion me Filipin e Tarantos kundër Stefan Milutinit. Sidoqoftë territoret e tyre përfundimisht u përfshinë në Mbretërinë e Serbisë para vitit 1343.
Pas vdekjes së Stefan Dushanit (1355), një tjetër pinjoll Vlash Matrënga (Blasius Matarango), vendosi një principatë në territorin midis Shkumbinit dhe Semanit.
Më (1567- 6 maj 1619) gjejmë këtë mbiemër në Piana degli Albanesi\ Sicili, emrin Don Lekë Matrënga\ Luca Matranga
Me 1710 shquhet kryepeshkopi, Bazil Matrënga,për lëvizjen e tij baziliane për njësimin e ritit kishtar lindor e perëndimor. Për Matrëngën kanë folur shumë studiues, dje dhe sot si të Sicilisë ashtu dhe të Kalabrisë, të cilët i kanë kushtuar një rëndësi studimit të figurës së Matrëngës si mësuesi i parë në hapjen e shkollës së parë shqipe.
Shkolla e parë shqipe në Piana degli albanesi më 1587 nga Lekë Matrënga