Home Politike Arbana: Çdo i ri në Shijak që ka përfunduar studimet, i kemi...

Arbana: Çdo i ri në Shijak që ka përfunduar studimet, i kemi punësuar

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shijakut, Elton Arbana, mbajti takimin e radhës me banorët e Shijakut. Fokusi tek të rinjtë është një vizion i realizuar deklaron Arbana, duke i mundësuar çdo të riu që përfundon arsimin, të ketë mundësi të punësohen menjëherë.

“Jam përqëndruar që kush i ri apo e re ka përfunduar arsimin e lartë, të ketë një vend jo vetëm në administratë, por në të gjithë territorin e Bashkisë së Shijakut, qoftë edhe në punët private dhe vetëm në këto 4 vite, kemi punësuar 70 të rinj që kanë përfunduar arsimin e lartë.”

Ndër të tjera Arbana premtoi se me përfundimin e zgjedhjeve do të vijojë menjëherë puna për përfundimin e asfaltimit të rrugëve të mbetura të paasfaltuara të Shijakut, për të vazhduar më tej me zonat e njësive administrative.

Previous articleRaporti: Amerikanët konsumojnë më shumë marihuanë sesa çokollatë
Next articleE kishit dëgjuar më parë? 3 ushqimet që mund t’i konsumoni përsëri edhe pasi janë mykur!